Mustafa ngushëllon Gjermaninë, s’përmend viktimat kosovare

  • 23 July 2016 - 11:12
Mustafa ngushëllon Gjermaninë, s’përmend viktimat kosovare

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve si dhe popullit e Qeverisë Gjermane, pas akteve vdekjeprurëse në Munih.

 “Jemi të shokuar nga ngjarjet që ndodhën nga sulmi i mbrëmshëm vdekjeprurës në Munih. Qytetarët e Kosovës janë thellësisht të prekur dhe të pikëlluar nga ky akt barbar që la të vdekur shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ai nuk ka përmendur fare tre viktimat kosovare që pësuan në këtë sulm.

(Kosova Sot)