Vërshime në Kinë: Të paktën 87 të vdekur, miliona të evakuuar (Foto)

  • 23 July 2016 - 11:12
Vërshime në Kinë: Të paktën 87 të vdekur, miliona të evakuuar (Foto)

Shiu i madh në Kinë i ka vrarë të paktën 87 njerëz dhe i ka detyruar 16 milionë të tjerë t’i braktisin shtëpitë e tyre, njoftojnë mediat vendore.

Shtatëdhjetë e dy njerëz janë vrarë dhe 78 të tjerë janë zhdukur në provincën veriore Hebei, pasi shiu shkaktoi vërshime dhe rrëshqitje të dheut, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

Gati 50 shtëpi janë shembur dhe rreth 8.6 milionë njerëz janë prekur nga vërshimet.

Në provincën qendrore Henan, 15 njerëz janë vrarë dhe tetë të tjerë janë zhdukur pasi erërat e forta dhe shtrëngata i detyruan 7.2 milionë njerëz t’i braktisin shtëpitë e tyre dhe dëmtuan 18 mijë shtëpi.

(Kosova Sot)