Rama: Trishtim i thellë për jetët e humbura në sulmin barbar

  • 23 July 2016 - 11:19
Rama: Trishtim i thellë për jetët e humbura në sulmin barbar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka cilësuar barabar sulmin e mbrëmshëm në Munich.

Rama në një postim në Facebook, ka shkruar se është trishtuar nga humbja e jetëve të njerëzve të pafajshëm, në mesin e të cilëve janë edhe tre shqiptarë të Kosovës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Trishtim i thellë për jetët e humbura në sulmin barbar të Mynihut mes të cilave edhe jetë shqiptarësh! Solidaritet me Gjermaninë mike”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot)