Ja çfarë thotë imami shqiptar që e hapi xhaminë në Munih

  • 23 July 2016 - 14:30
Ja çfarë thotë imami shqiptar që e hapi xhaminë në Munih

Imami shqiptar në xhaminë e Munich-ut, Benjamin Idrizi, në një intervistë për Bild ka thënë se është i tronditur nga sulmi në Munih, ku mbetën të vdekur 3 kosovarë dhe disa persona të tjerë.

Ai ka theksuar se sot të gjithë së bashku janë në zi për viktimat dhe se duhet treguar të matur për ngjarjet e fundit.

“Ne të gjithë jemi në zi për viktimat e sulmit të mbrëmshëm. Duhet të tregohemi të guximshëm dhe të matur. Xhamitë do të jenë të hapura për të gjithë që kërkojnë ndihmë gjatë natës. Një cift nga Franca ka qëndruar mbrëmë në xhami”, ka thënë Idrizi.

Ai bëri thirrje për frymë të njerëzimit, që sipas tij, duhet të jetë mesazh i natës së tmerrshme në të cilën kaluan mbrëmë shumë njerëz.

(Kosova Sot)