Limaj ndan dhimbjen me familjarët e viktimave të sulmit në Munih

  • 23 July 2016 - 14:58
Limaj ndan dhimbjen me familjarët e viktimave të sulmit në Munih

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit në Mynih.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se ndjen dhimbje të thellë me me familjarët e viktimave të sulmit barbar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky është postimi i plotë i Limajt:

Sinqerisht ndaj dhimbjen time të thellë, me familjarët e viktimave të sulmit barbar në Mynih të Gjermanisë.

Në këto momente tronditëse për Gjermaninë, për popullin gjerman, për familjet e viktimave të terrorizmit të egër, në veçanti për tri familjet shqiptare nga Kosova, familjen Sulaj, Segashi dhe Zabërgja, që nga ky sulm i egër, humbën më të dashurit e tyre.

Ngushëllime!

(Kosova Sot)