Lajmi i fundit: Aksidentohet autobusi, 13 të lënduar (Foto)

  • 23 July 2016 - 15:07
Lajmi i fundit: Aksidentohet autobusi, 13 të lënduar (Foto)

Trembëdhjetë persona janë plagosur, tre prej tyre rëndë, kur një autobus që transportonte adoleshentë nga Uellsi doli nga rruga dhe u rrokullis në një autostradë në lindje të Francës.

Autobusi, që udhëtonte drejt Italisë, u rrëzua në një gropë pranë Lons-le-Saunier, në afërsi të kufirit të Zvicrës, tha policia, raporton Daily Mail, transmeton gazeta Kosova sot Online.

Dyzet e tetë njerëz ishin në bordin e autobusit, shumica e tyre të moshës 14 deri në 17. Adoleshentët ishin në një kamp veror.

(Kosova Sot)

Image