Ky është gjermani që u grind me monstrën e Munihut (Biseda+Video)

  • 23 July 2016 - 16:52
Ky është gjermani që u grind me monstrën e Munihut (Biseda+Video)

Zbulohet edhe identeti i qytetarit gjerman që ishte grindur me sulmuesin e Munihut.

Bild Zeitung ka publikuar foton e gjermanit dhe transkriptën e bisedës mes vrarësit të Mynihut dhe një qytetari, i cili ato momente ishte në ballkon. 18 vjeçari, gjermano-iranian thuhet se i ka thënë atij se për 7 vite ishte i ngacmuar dhe i shtypur dhe tani ka një armë që do të vrasë

 Njeriu në Ballkon: Ti je një gomar

Terroristi: Për shkak teje unë isha i ngacmuar dhe i shtypur për 7 vite

Njeriu në ballkon: Ti je person abuzues

Terroristi: Dhe unë tani do ta blejë një armë për të të qëlluar ty

Njeriu në ballkon: Një armë! Pir…! Koka jote duhet të pritet

Njeriu në ballkon fillon të bërtasë: Ai e ka një armë, ai e ka një armë

Njeriu në Ballkon fillon ta ofendojë terroristin për prejardhjen e tij iraniane dhe i thotë dikujt tjetër: Thirreni policinë, ky person e ka një armë

Terroristi: Unë jam gjerman

Njeriu në Ballkon: Ti je një abuzues

Terroristi: Unë jam rritur këtu, me përfitimet e Gjermanisë për të papunës

Njeriu në Ballkon: Trajtimi që ju nevojitet juve është psikiatri

Terroristi: Nuk është faji im, nuk kam bërë asgjë në klasën e 5 . Ju lutem mbylleni gojën zotëri.

(Kosova Sot)