Rastësi ose jo- masakra e Breivikut në të njëjtën datë me sulmin në Munchen

  • 23 July 2016 - 17:07
Rastësi ose jo- masakra e Breivikut në të njëjtën datë me sulmin në Munchen

Anders Behring Breivik, ekstremisti i djathtë 33-vjeçar, 22 korrikun e vitit 2011 tronditi Norvegjinë me dy atentate që vranë 8 persona në qendër të Oslos dhe 69 të tjerë në një kamp veror për të rinjtë laburistë në ishullin Utoja, rreth 30 km në perëndim të kryeqytetit

Ai kishte planifikuar gjithçka me një kujdes të jashtëzakonshëm, kishte blerë përbërësit për të ndërtuar bombën që do të shpërthente në zemër të lagjes qeveritare, pak qindra metra nga selia e Parlamentit.

Madje, e kishte ndërtuar mjetin shpërthyes në një fermë fshati të marrë me qera 3 muaj më parë, ose 17 prillin e 5 viteve më parë.

Po në të njejtën datë , më 22 korrik 2016 (dje) Gjermania u trut nga sulmi i një adoleshenti në Munich. 

Sulmuesi në Munich duket të jetë inspiruar nga Brevik sepse i janë gjetur foto të tij, transmeton "Kosova Sot Online".

 

(Kosova Sot)