Avionët rusë kanë bombarduar një bazë sekrete amerikane

  • 23 July 2016 - 18:13
Avionët rusë kanë bombarduar një bazë sekrete amerikane

Avionët ushtarakë rusë besohet se kanë bombarduar një bazë sekrete ushtarake në Siri që përdorej nga forcat amerikane dhe britanike.

Gazeta “The Wall Street Journal” ka raportuar se ka qenë pjesë e një fushate ruse me qëllim që të ushtrojnë presion në Shtëpinë e Bardhë, që të bien dakord për bashkëpunim më të ngushtë në këtë luftë.

Javën e kaluar SHBA-të dhe Rusia ranë dakord për një pakt që synonte sulmet ajrore kundër Al-Qaeda në rajonin Nusra Front, pavarësisht kundërshtimeve nga Pentagoni dhe CIA. Kështu Rusia ra dakord për të ndaluar sulmet ajrore  mbi mbështetësit nga SHBA.

Të dy palët vazhdojnë të flasin për emërtime ku Rusia do të ketë nevojë për miratim nga SHBA-të, që të kryejë sulme ajrore. Edhe pse zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë besojnë se sulmi ajror ka qenë i bërë nga forcat ruse, zyrtarë nga CIA pretendojnë se Uashingtoni u përkul në Moskë për një marrëveshje dhe besojnë se SHBA-të kanë nevoje për t’u përballur me Rusinë.

Ky sulm ka ndodhur më 16 qershor, ndërsa vetëm pak ditë para kësaj 24 forca speciale britanike u larguan nga baza, ndërsa SHBA-të zbuluan se një aeroplan rus ishte nisur në drejtim të tyre. Sulmi ka rritur mosbesimin ndërmjet SHBA-ve dhe forcave amerikane në Siri. Ndërsa sipas Wall Street SHBA-të nuk pranojnë t’i japin Rusisë asnjë informacion më shumë.

(Kosova Sot)