Edhe një tragjedi nga gropat e hapura, gjendet i vdekur 11 vjeçari nga Ramjani i Vitisë

  • 23 July 2016 - 20:41
Edhe një tragjedi nga gropat e hapura, gjendet i vdekur 11 vjeçari nga Ramjani i Vitisë

Është gjetur trupi i pajetë i 11 vjeçarit nga fshati Ramjan i Vitisë i zhdukur rreth tri orë më parë .

Pas disa orë kërkimesh nga policia, pjesëtarë të FKS-së, zhytës dhe njësitë e tjera relevante, trupi i tij është gjetur i pajetë.

11-vjeçari ishte zhytur në një gropë me ujë bashë me me vëllain dhe një shok të tyre, dhe që nga ai moment më nuk ka dalë nga aty.

Gropa e fshatit në të cilën kishte rënë viktima, është në poligonin ushtarak i cili më parë është shfrytëzuar nga KFOR-i.

(Kosova Sot)