Benet Adili është jashtë rrezikut për jetë, pas plagosjes në Munih

  • 23 July 2016 - 20:57
Benet Adili është jashtë rrezikut për jetë, pas plagosjes në Munih

Beneti ishte në mesin e 21 të plagosurve në Munih, kur i riu 18 vjeçar gjermano-iranian, Ali David Sonboly vrau nëntë persona e më pas kreu vetëvrasje

Benet Adili nga Konçuli i Bujanocit, i është nënshtruar një operacioni, mjekët gjerman kanë konstatuar se ai tani është jashtë rrezikut për jetë.

Benet Adili është plagosur dje në sulmin që ndodhi në Munih të Gjermanisë, ku një sulmues kishte sulmuar qytetarët në një qendër tregtare.

Beneti ishte në mesin e 21 të plagosurve në Munih, kur i riu 18 vjeçar gjermano-iranian, Ali David Sonboly vrau nëntë persona e më pas kreu vetëvrasje.

Në këtë sulm kanë mbetur të vrarë edhe tre të rinj shqiptarë, dy nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

Po ashtu e plagosur është edhe një kosovare tjetër. 

(Kosova Sot)