Ambasadori i Rusisë qëndroi tri ditë në Mitrovicë, kërkon formimin e AKS'së

  • 23 July 2016 - 21:16
Ambasadori i Rusisë qëndroi tri ditë në Mitrovicë, kërkon formimin e AKS'së

Ambasadori i Rusisë në Serbi Aleksandar Çepurin ka deklaruar sot në Mitrovicën veriore se respektimi i Rezolutës 1244 të KS të KB-së është bazë për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Ai, pas tri ditë qëndrimi në Kosovë, i ka thënë Radio kontakt Plusin e Mitroivicës, përcjell B92 se është “me rëndësi mbajtja e dialogut dhe respekti reciprok”.

Çepurin ka theksuar se për serbët e Kosovës është e shumë e rëndësishme dispozita e Marrëveshjes së Brukselit Për Asociacionin e Komunave serbe, për të cilin, siç ka thënë, “ka marrëveshje por ajo nuk po realizohet ".

"Pala kosovare duhet të angazhohet që Marrëveshja të realizohet në mënyrë që popullata serbe në Kosovë të jetë e mbrojtur”, ka thënë ai.

Ambasadori ka vënë kurora në “Engjëllin e Bardhë” dhe te përmendorja e konsullit rus Grigori Stepanoviq Shçerbin i vrarë nga shqiptarët në Mitrovicë gjatë luftërave ballkanike.

Kurora kanë vënë edhe prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq, kryetari i Mitrovicës i instaluar nga Serbia Aleksandar Spiriq,prefekti i Zveçanit Vuçina Jankoviq dhe ai Leposaviq Dragan Jablanoviq.

(Kosova Sot)