Në Shtrubullovë të Drenasit hidhen lopë të ngordhura në skaj të rrugës (Foto)

  • 23 July 2016 - 22:28
Në Shtrubullovë të Drenasit hidhen lopë të ngordhura në skaj të rrugës (Foto)

Disa lopë të ngordhura janë hedhur nga persona deri tash të pa njohur në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Këto lopë janë hedhur në skaje të rrugës në vendin e quajtur “Lugi i Gjures”.

Siç shihet në foto, lopët janë të hedhura në përroskë me ujë.

Banorët e këtij fshati shprehen se nuk e dinë se kush i ka hedhur  këto lopë, por shprehen se ato janë aty dhe se kanë frikë nga përhapja e ndonjë sëmundje.

(Kosova Sot)