Puseta ku u mbyt 11 vjeçari në Ramjan të Vitisë u hap para dy vitesh

  • 23 July 2016 - 23:17
Puseta ku u mbyt 11 vjeçari në Ramjan të Vitisë u hap para dy vitesh

Një fëmijë 11 vjeçar është gjetur i vdekur në një pusetë në vendin e quajtur “Lajthitë e Bagdadit” të fshatit Ramjan të Vitisë.

Viktima është P.K nga fshati Ramjan i Vitisë, ku pas mbi 3 orë kërkimesh nga njësitet relevante është gjetur trupi i pajetë i tij.

Policia e Kosovës thotë se menjëherë pas marrjes së informatës rreth kësaj ngjarje, ka dalë në vendin e ngjarjes për të zhvilluar kërkimet bashkë me njësitet e zjarrfikësve, zhytësve, pjesëtarëve të FSK-së dhe autoambulancës.  Zëvendës komandanti i stacionit policor në Viti, Fatos Latifi  ka thënë një media online se nuk e di se kur është hapur ajo pusetë, derisa ka shtuar se intervenimi nga ana e policisë ka qenë i menjëhershëm.

Latifi: Intervenuam menjëherë pas informatës

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar në stacionin policor në Viti snjë informatë se dy fëmijë nga fshati Zllatar kanë dalë prej shtëpisë së tyre dhe kanë shkuar në vendin quajtur “Lajthitë e Bagdatit”, dhe këtu gjendej një pusetë. Dy prej fëmijëve janë futur në puestë për t’u pastruar dhe njëri prej tyre nuk ka arritë me dalë. Jemi informuar shumë shpejt kemi dalë  shumë shpejt në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe zjarrfikësit, ka dalë edhe prokurori i shtetit, edhe zhytësit e FSK-së, dhe diku në orën 19:40 e kanë gjetur edhe trupin e viktimës. Prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet ne IML, dhe mjekët në vendin e ngjarjes e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Nuk e di kur është hapur ajo gropë, hetimet veç kanë filluar qysh nga momenti që e kemi marrë në rastin e  parë. Rasti do të hetohet nga hetimet rajonale”, ka thënë Latifi.

E familjarët e viktimës thonë se fshatarët e kësaj ane nuk kanë që qenë asnjëherë në dijeni për rreziqet  dhe thellësinë e madhe që ka ajo pusetë. Zymer Kurti kanë thënë  gjithashtu se hapësira e cila tashmë përbënë rrezik për fëmijët, nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese  për të mos u afruar aty. Ai ka shtuar se vendi në fjalë është i njohur për lajthi, derisa thotë se viktima dhe fëmija tjetër që e kishte shoqëruar, kanë shkuar me atë qëllim. Ai megjithatë, ka përgëzuar njësitet përkatëse për ndihmën dhe intervenimin e ofruar.

Kurti: Në vendin ku u mbyt viktima nuk pati shenja paralajmëruese për rrezik

“Po kjo gropë është hapë në vitin 2000 me sa di un sa I mora informatat prej fshatarëve se skam qenë në këtë vend ka qenë ora 2 kur djali më ka thënë që ka ra në bazën tash nuk e ditsha çka ka ndodhë e ku është vendi, masë gjysmë ore ka ardhur këtu, tash po e shihni sa ka pas ujë nuk ka as barrikadime as shenja që ndalohet hyrja, për fëmijë 10 vjeçar kjo kushton shumë si na ndodhi po e shihni edhe vet rastin…unë se kam ditë as shumica e fshatarëve se kanë ditë qe ekziston ky gropim kaq I madh këtu, me qenë se thanë qe janë edhe dy më poshtë…fëmijët nuk janë ardhë për tu larë po ka lajthia këtu, kanë ardhur me hëngër lajthia po fëmijë 10 vjeçar si kanë kushtuar rendësi edhe se kanë ditë sa është thellësia, djali ka mbet aty ndërsa vallua ka ardhur te shtëpia me na thirr neve I ka marr 30 minuta deri ka ardh me ne thirrë neve tash ndodhi….Nuk ka qenë intervenimi edhe I keq veç zhytesit e FSK u dashtë me ardhur me kohë se iu murrë tri orë deri sa erdhën këtu FSK me pas ardhur me kohë kishim mundur me shpëtua, prape I falënderoj për intervenim qe kanë bërë FSK, zjarrfikësit dhe Policia”, ka thënë Kurti.

E kryetari i fshatit Xhevat Sallauka ka thënë se nuk e di arsyen e hapjes së asja pusete, për të cilën thotë se wshtw hapur para dy vitesh. 

Ai ka fajësuar pronarin e tokës në të cilën ndodhet puseta, duke mos llogaritur në rrezikun  potencial që mund tu kanosej fëmijëve të asaj ane. Sipas tij, pronari është dashur ta sigurojë këtë pjesë, duke shtuar se i gjithë fshati është i tronditur nga ngjarja. Ai ka thënë se toka në fjalë ka qenë shtetërore, deri më rastin e privatizimit të saj nga një pronar nga Gjilani. Ai ka thënë se si kryetar i fshatit do të kërkojë mbylljen e asaj pusete.

Salluka: Nuk e di arsyen pse u hap ajo puestë

“Unë si kryetar fshati jam njoftuar në ora 17 nga një bashkëfshatarë qe afër malit te një pus i madh ka mbetur një fëmijë aty, kam nxituar dhe kamë shkuar aty kamë gjetur organet e hetuesisë zhytësit policia dhe gjithë organet tjera që me dy eskavatorë hapshin pusin që uji të ikte, ndërkohë pas largimit të ujit pas 3 apo 4 orë është gjetur edhe kufoma e atij fëmijës. Ne si fshatë jemi të tronditur shumë nga ky rast. Jemi të habitur shumë nga pronari i asaj prone i cili si ka mundur pa siguruar atë pus aty, pasi ka edhe fëmijë që shkojnë me bagëti aty edhe që lahen atje, aty ishte një rrezik i madh aty pasi ishte shumë thellë dhe shumë ujë, shpresoj që organet kompetente të kryejnë punën e vetë, i falënderoj organet kompetente që na kanë ndihmuar me gjetur kufomën. Kjo tokë ka qenë pronë shtetërorë më herët, kjo tokë është privatizuar  pas lufte dhe pronari është nga Gjilani, kaq dimë që kjo t okë është e një pronari nga Gjilani. Janë dikund mbi 300 hektarë që i ka privatizuar dikush pas lufte. unë nuk kam informatë pse është hapë ajo puseta kërkova informata edhe nga banorët , kjo i kishte dy vite qe ishte bërë, pastaj na në atë pjesë nuk qarkullojmë. Shkojnë pas lajthive atje zakonisht në këtë vapë të madhe kanë dashtë edhe të lahen, si kryetarë i fshatit do të kërkoj nga organet kompetentë që ajo puset të mos ekzistojë ose të sigurohet mirë, për ato pusetat tjera nuk kam informata por do të shkojë nesër ta bëjë verifikimin personalisht”, ka thënë Salluka.

Viktima është P.K ishte 11 vjeçar, dhe ishte fëmija i pesëmbëdhjetë i familjes.

(Kosova Sot)