Aktorja shqiptare rrëfen tmerrin e përjetuar nga sulmi me armë në Mynih

  • 24 July 2016 - 10:02
Aktorja shqiptare rrëfen tmerrin e përjetuar nga sulmi me armë në Mynih

Aktorja e njohur Monika Lubonja, aktualisht drejtoresha e Teatrit të Kukullave ka qenë në Mynih gjatë sulmit të sotëm. Ajo tregon terrorin e përjetuar në kohën kur tre persona qëlluan me armë.

“Perjetuam nje moment shume te veshtire, perjetuam nga qendra e qytetit, terrorin e panikun e dites se sotme. Vrapuam disa km deri sa dolem nga zona e paralizuar e qytetit. Pame njerez te trembur qe leshonin valixhet ne mes te ruges para stacionit te trenit e vraponin me turmen…..kjo qe po ndodh eshte e pa pranueshme e na ben te mendohemi cfare i shtyn njerezit deri ne kete pike,” ka thënë ajo.

(Kosova Sot)