Dërgohet për gjykim kancelarja e Gjykatës së Durrësit, akuza për korrupsion

  • 24 July 2016 - 10:14
Dërgohet për gjykim kancelarja e Gjykatës së Durrësit, akuza për korrupsion

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfundu ar hetimet dhe dërgon për gjykim kancelaren e - Gjykatës së Apelit Durrës, Suzana Mandija, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv, të funksionarëve të drejtësisë”. Mandija akuzohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi, me qëllim që të afronte datën e procesit gjyqësor civil që kishte qytetari në Gjykatën e Apelit. Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda, dërgon për gjykim edhe shtetasin Gëzim Shala, i akuzuar për “Ushtrim ndikimi të paligjshëm”. Ky shtetas ka ndërhyrë tek e pandehura Mandija për të “ndihmuar” qytetarin që kërkonte shqyrtimin e çështjes së tij në një kohë sa më të shpejtë. Gjatë kryerjes së hetimeve, kallëzuesi ka treguar se ka patur një problem me pronën e tij, e cila është në emër të vëllait të tij. Ndërkohë, që kallëzuesi ka përfaqësuar vëllanë e tij në proceset gjyqësore. Për këtë qëllim ka hapur proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë, Elbasan.

Gjykata e pranoi kërkesën dhe vendosi detyrimin e ZVRPP Gramsh për të bërë regjistrimin e parcelës, sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi. ZVRPP e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Durrës. Për rreth një vit nuk ka patur asnjë njoftim për caktimin e datës për zhvillimin e seancës gjyqësore. Është interesuar pranë Gjykatës së Apelit, tek sporteli i kancelares dhe, meqenëse sporteli ishte i mbyllur është ulur në kafenenë e cila ndodhet brenda ambienteve të kësaj gjykate. Aty brenda gjeti një grua rreth 35-40 vjeçe. Ajo e pyeti me nxitim që si e ka problemin dhe S. T., i ka thënë që ka një çështje civile por ka kaluar shumë kohë dhe akoma nuk ka njoftim se kur do të zhvillohet. Ajo mori numrin e Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit dhe shkoi në zyrën e saj. Pas rreth një ore ajo i thotë se do ta ndihmojë për caktimin e datës që të jetë sa më afër por nuk merr dot gjë përsipër për gjyqtarët, duke e lënë të kuptonte që për gjyqtarët duhet të flisnin përsëri.

Pas rreth 2-3 muajsh u caktua data për zhvillimin e seancës gjyqësore. Trupi gjykues e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit ku ai ishte fitues dhe vendosi që kjo çështje të kthehej dhe një herë për gjykim në Shkallën e Parë por të gjykohej nga një gjyqtar tjetër me pretendimin se Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit nuk e ka gjykuar drejt çështjen. Çështja u kthye përsëri për gjykim në Elbasan. Kjo çështje zgjati dhe dy vjet të tjera deri sa Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit të jepte një vendim. Gjykata e Shkallës së Parë i dha përsëri të drejtë paditësit S. T. Pasi kishin kaluar rreth 7-8 muaj akoma nuk i ishte caktuar një datë për zhvillimin e gjyqit. Kallëzuesi ka shkuar në Durrës tek Gjykata e Apelit për t’u interesuar për datën e gjyqit. Tek sporteli ishte një vajzë tjetër, të cilës i shpjegoi pse kishte ardhur. Ajo gjithashtu i sugjeroi që të takohej me kancelaren për të caktuar një datë sa më të shpejtë për zhvillimin e gjyqit. E pyet se kush ishte kancelarja dhe i thotë se quhej Zana, ajo që ka qenë më përpara.

(Kosova Sot)