Sherr me thikë pranë Bankës së Anglisë në Londër, plagoset 26 vjeçari

  • 24 July 2016 - 10:41
Sherr me thikë pranë Bankës së Anglisë në Londër, plagoset 26 vjeçari

Një burrë është goditur me thikë në një stacion autobusi pas një “grindje” pranë Bankës së Anglisë duke shkaktuar një hetim policor të menjëhershëm.

Një polic në vendin e ngjarjes ka konfirmuar një 26 vjeçar ishte sulmuar me thikë gjatë një sherri.

“Është e kuptueshme se viktima u plagos para se të përpiqej për të hipur në një nga autobusat”, thonë autoritetet.

Por policia nuk ka komentuar nëse goditja me thikë është fatale dhe sa njerëz ishin të përfshirë

Incidenti ndodhi në një stacion autobusi afër një gjykate në rrugën “Tottenham”

(Kosova Sot)