Aksident në autostradë, Vdes 16 vjeçari

  • 24 July 2016 - 12:13
Aksident në autostradë, Vdes 16 vjeçari

Një 16 vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor ditën e djeshme, në autostradën Tiranë- Durrës.

I riu ka qenë duke kaluar rrugën pasi kthehej nga puna, në tregun e Fruta-Perimeve.

Emarildo Hoti u përplas nga Visjana Hasani, banuese në fshatin Laknas, e cila drejtonte mjetin e saj “Benz”, me targa AA 562 MR.

Autorja e aksidentit është arrestuar nga policia  rreth orës 23.55 të mbrëmjes së djeshme.

(Kosova Sot)