Canikli dhe Zeybekci do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Rusi

  • 24 July 2016 - 14:37
Canikli dhe Zeybekci do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Rusi

Zëvendëskryeministri i Turqisë Nurettin Canikli dhe ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci më 26 korrik do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Moskë, ku do të takohen me homologët e tyre rusë, raporton Anadolu Agency.

Canikli pritet të takohet më 26 korrik ditën e martë me homologun e tij rus Arkadiy Dvorkoviç. Ndërsa ministri i Ekonomisë Zeybekci do të zhvillojë një takim dypalësh me ministrin e Ekonomisë dhe Rimëkëmbjes së Rusisë Aleksey Ulyukayev, si dhe ministrin e Energjitikës Aleksandr Novak.

Në takime pritet të diskutohen tema në lidhje me zhvillimet e fundit si dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

(Kosova Sot)