Një kërcim i fundit në mbrëmjen e maturës

  • 24 July 2016 - 14:46
Një kërcim i fundit në mbrëmjen e maturës

Një 14-vjeçare nga Uiskonsin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vuan nga një sëmundje gjenetike e pashërueshme, u shpall mbretëresha e mbrëmjes së maturës.

Jerika Bolen arriti që të përjetojë një ëndërr të sajën përpara se të ndërrojë jetë. “Daily Mail” shkruan se adoleshentja është diagnostikuar me atrofi spinale kur ishte vetëm 8-muajshe.

Ajo ka kaluar 30 operacione dhe 12 orë në ditë i kalon e lidhur me një ventilator. Por në një mbrëmje të organizuar për të, ajo u shpall mbretëresha e maturës.

Ndërkohë në muajin gusht asaj i hiqet ventilatori. Nuk dihet se sa ditë do të rezistojë ajo pas kësaj.

(Kosova Sot)