Binali Gjatë bisedës me Erdogan më tha se ‘ka vdekje, por kthim jo’

  • 24 July 2016 - 15:02
Binali Gjatë bisedës me Erdogan më tha se ‘ka vdekje, por kthim jo’

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım ka dhënë detaje mbi natën e 15 korrikut, kur ndodhi tentativa për grusht shteti dhe për zhvillimet më të fundit.

Në një intervistë televizive për ATV, Yıldırım ka deklaruar se për herë të parë për tentativën për grusht shteti ka mësuar rreth orës 21:30 nga njerëzit dhe truprojat e afërta.

“Telefonova Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, por nuk u hap telefoni pasi atë ia kishin marrë nga dora. Konstatova që gjendja po përkeqësohej. Tanket, helikopterët dhe avionët kishin dalë. Në atë moment mendova që kjo është një kryengritje dhe jashtë zinxhirit të komandës ushtarake”, ka pohuar Yıldırım, raporton Anadolu.

Ai ka shtuar se mendimi se po organizohej një kryengritje ka qenë krejtësisht i tij dhe u shpreh më tej se disa komandantë pasi kanë dëgjuar deklaratat e tij në televizione kanë kontaktuar me prefektët dhe drejtuesit e policisë për të parë se çfarë mund të bëjnë.

Ndërkohë që ndodhnin këto zhvillime kryeministri tregon se nga njëra anë ishte duke kontaktuar me Presidentin.

“Gjatë bisedës me Presidentin Erdogan më tha se ‘ka vdekje, por kthim jo’. Më tha gjithashtu se nuk do ta linim vullnetin e popullit këtyre kryengritësve, çetnikëve dhe vrasësve. Ndërkohë pikat më kryesore dhe kyçe kishin filluar të bombardoheshin. Pasi biseduam me Presidentin vendosëm të thërrasim popullin në rrugë duke thënë se ‘ajo ditë është kjo ditë’. Në këtë mënyrë i bëmë thirrje popullit t’i dalë për zot demokracisë dhe vullnetit të tij”, u shpreh ai.

“Vendosëm të nisemi për në Ankara, por nuk shkuam dot në aeroportin Sabiha Gokçen pasi ishte një nga shënjestrat. Më pas u nisëm drejt Ankarasë me anë të rrugës tokësore, ndërkohë më pas para nesh dolën tanket. Na bënë me shenjë që të ndalonim dhe tentuan të na ndalojnë. Qëndruam për pak dhe vazhduam të ecnim pas tyre një pjesë rruge, por pasi rruga filloi të zgjerohej ikëm me shpejtësi dhe ja arritëm tu largohemi”, tregon kryeministri Yıldırım.

Duke folur për ngjarjet e asaj nate kryeministri shpjegon se shumë veprime dhe zhvillime janë të dyshimta tek shumë ushtarakë, por shton se të gjitha rastet do të hetohen tashmë.

(Kosova Sot)