Shefi i Orientalistikës në UP: Kosova të dorëzohet para Erdogani, ti mbyllim shkollat e Gylenit

  • 24 July 2016 - 15:58
Shefi i Orientalistikës në UP: Kosova të dorëzohet para Erdogani, ti mbyllim shkollat e Gylenit

Pas tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi, kishte reagime të shumta nga vende të ndryshme të botës, në mes e të cilëve edhe Kosova.

 Isa Memishi, profesor dhe shef i degës së Orientalistikës, në Universitetin e Prishtinës, u shpreh se 15 korriku ishte një natë me plot ankth, jo vetëm për popullin, qeverinë dhe presidentin e Turqisë, por edhe për gjithë dashamirët dhe miqtë e këtij populli.

Ai i është gëzuar dështimit të disa forcave ushtarake për të marrë pushtetin me grusht shtet.

“Shyqyr që përfundoi me dështimin e forcave të errëta dhe me ngadhënjimin e qeverisë e cila ishte zgjedhur nga populli dhe është në shërbim të popullit të Turqisë, si dhe në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon, qoftë në Lindjen e Mesme, qoftë në Ballkan. Një destabilizim i Turqisë do të ishte destabilizim i gjithë rajonit, andaj aq më tepër për neve, për popullin dhe shtetin e Kosovës dhe rajonin nuk i konvenon një Turqi e destabilizuar, por një Turqi e cila është stabile, ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe me gjithë qenien e saj është në shërbim të paqes në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Memishi.

Memishi theksoi se shteti i Turqisë do të arrijë shumë shpejt ta tejkalojë këtë situatë, duke rikuperuar dëmet të shkaktuara nga “forcat e errëta”, si i quante ai. Ai shtoi se ata që kanë bërë këtë hap armiqësor nuk ia vlen të përmenden as që janë pjesë e forcës së lavdishme ushtarake turke.

(Kosova Sot)