Kërkonin para në emër të një shoqate humanitare, arrestohen 6 persona

  • 24 July 2016 - 16:48
Kërkonin para në emër të një shoqate humanitare, arrestohen 6 persona

Katër femra dhe dy meshkuj janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit në emër të një shoqate humanitare kanë kërkuar para nga qytetaret pa autorizim.

Me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa, të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)