Trump: Gjermanët dhe francezët do të përballen me ‘kontrolla të ashpëra mbi ekstremizmin’ para se të hyjnë në SHBA

  • 24 July 2016 - 17:33
Trump: Gjermanët dhe francezët do të përballen me ‘kontrolla të ashpëra mbi ekstremizmin’ para se të hyjnë në SHBA

Donald Trump sygjeron se sulmet terroriste në Francë dhe në Gjermani po ndodhin ‘për faj të tyre’ dhe ka shtuar se qytetarët e këtyre dy vendeve ‘mund të jenë kompromentuar’.

Ai ka shtuar se qytetarët e Francës dhe Gjermanisë do të ‘jenë subjekt i kontrollave ekstremiste’ para se të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, shkruan The Telegraph.

I pyetur nga NBC Neës nëse një veprim i tillë do të mund të dërgonte te ndalimi i shumë njerëzve për të hyrë në SHBA, kandidati republikan për president, tha: “Ndoshta edhe kemi arritur në atë pikë”.

Ai shtoi se Franca dhe Gjermania janë ‘pothujase krejtësisht’ të kompromentuara nga terrorizmi.

“E dini pse?! Është faji i tyre, sepse kaë lejuar njerëz të hyjnë në territorin e tyre,” tha Trump.

“Ne duhet të jemi më të ashpër, duhet të vendosim standarde”, shtoi ai.

Tutje ai shtoi se Brexit ka ndodhur pikërisht se britanezët janë të lodhur nga këto gjëra.

“Plani im është që edhe francezët dhe gjermanet të verifikohen mbi pikëpamjet ekstremiste,” shtoi ai.

(Kosova Sot)