Shkon në 3 numri i viktimave në aksidentin e Gjirokastrës, mes tyre dhe fëmija 2 vjeç

  • 24 July 2016 - 17:42
Shkon në 3 numri i viktimave në aksidentin e Gjirokastrës, mes tyre dhe fëmija 2 vjeç

Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Dy automjete, një fugon me targa AA 760 LI dhe një mjet tip "Nissan" me targa ZH 750960 janë përplasur në afërsi të fshatit Mashkullorë.

Nga ky aksident tragjik kanë humbur jetën 3 persona. Albana Hasani, punonjëse policie dhe një fëmijë 12 vjeç kanë ndërruar jetë në spital, dhe ndodheshin në fugon, ndërsa fëmija tjetër 2 vjeç që ka humbur jetën ndodhej në mjetin tip “Nissan”.

Mësohet se vogëlushja kishte mbetur e bllokuar në mjetin me targa zvicerane.  Ndërsa 7 të plagosur e këtij aksidenti janë dërguar drejt Tiranës me helikopter për mjekim më të specializuar.

(Kosova Sot)