Luftëtarët e ISIS-it ikin nga qyteti i liruar të veshur si gra

  • 24 July 2016 - 17:48
Luftëtarët e ISIS-it ikin nga qyteti i liruar të veshur si gra

Kryengritësit sirianë kanë burgosur disa nga luftëtarë të ISIS-it që kanë tentuar të ikin nga qyteti Manbixha të veshur si gra.

Terroristët në këtë qytet kanë pësuar humbje dhe atyre u është dhënë 48 orë afat ta lëshojnë vendin. Meshkujt të veshur me hixhab(mbulesë myslimane) kanë tentuar që ta lëshojnë vendin pasi që kjo u është urdhëruar para dy ditësh.  

Fotografitë e 13 meshkujve janë publikuar në rrjete sociale dhe ky rast nuk është i vetmi pasi që edhe më herët mediat kanë publikuar fotografi të luftëtarëve të ISIS-it që të veshur si gra kanë tentuar të ikin nga Siria. 

(Kosova Sot)