Tim Kaine, senatori i mbyllur në vetvete në epokën e agresivëve ambiciozë

  • 24 July 2016 - 18:58
Tim Kaine, senatori i mbyllur në vetvete në epokën e agresivëve ambiciozë

Dita kur Barack Obama ishte bërë presidenti i parë afrikanoamerikan në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tim Kaine, që atëbotë ka qenë guvernator i Virxhinias, e kishte vizituar një përmendore të njerëzve që kanë luftuar për të drejtat e njeriut në Riçmond. Pastaj, në ish-kryeqytetin e Konfederatës ai e kishte përmbledhur atë moment historik në katër fjalë, të cilat si kuptim të përgjithshëm kishin se padrejtësisë i kishte ardhur fundi. Si kryetar i Riçmondit, zëvendës-guvernator, guvernator, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik dhe tani senator, zotëri Kaine me shkathtësi ka arritur të shquhet si progresiv në bastionin e konservatorëve jugorë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Timothy Michael Kaine, kandidati që do të garojë si tandem me Hillary Clintonin, përshkruhet nga njerëzit e afërt si një person i këndshëm, nëse jo karizmatik - "Jam i mërzitshëm", ka thënë ai në emisionin "Meet the Press" të NBC-së - i udhëhequr nga vlerat morale të tij që rrjedhin nga besimi i tij i krishterë. Në Uashington, ai shpeshherë vlerësohet si qendror. Ai është ngatërruar me zotëri Obama-n dhe i irriton shumë progresivë me mbështetjen e tij për tregtinë e lirë. Mirëpo, qetësia e tij mund të bëjë që shumë njerëz të mos i kuptojnë besimet e tij të thella. Në zemër, zotëri Kaine, 58-vjeçar, është një liberal, i mbështjellë në mëndafsh!

Falë ligjit të butë të Virxhinias, ka pranuar dhurata 120,000 dollarëshe

I udhëhequr nga idealet e tij, ai ka përfaqësuar njerëz të dënuar me vdekje dhe viktima të diskriminimit në familje, ndërsa kolegia e tij, Rhonda Harmon, një avokate që ka punuar përkrah tij në një sërë rastesh, ka thënë që Kaine prekej shumë nga rastet e klientëve të tij dhe se në një rast e kishte gjetur duke qarë, me kokë të shtrirë mbi tavolinë. "Nuk dua të them asgjë të keqe për të, sepse ai është një burrë i mirë, mirëpo nuk dua të them asgjë të mirë për të, sepse jam republikan", kishte thënë kryetari i kuvendit në Dhomën e Delegatëve të Virxhinias, William J. Howell. Si politikan, zotëri Kaine nuk ka pasur skandale. Mirëpo, falë ligjit të butë të Virxhinias ai ka pranuar dhurata që kapin vlerën e më shumë se 120,000 dollarëve, përfshirë këtu edhe dhurata që kanë operuar në shtetin e tij. Dhuratat kanë qenë krejtë- sisht legale, megjithatë mund të përdoren kundër tij këtë vjeshtë. I lindur në Shën Paul, zotëri Kaine është rritur në qytetin e Kansasit, ku babai i tij kishte në pronësi një punishte të saldimit.

Ai ka shkuar në shkollë të mesme jezuite, pastaj kishte ndjekur studimet në Universitetin e Misurit, me qëllim që të bëhej gazetar. Ai kishte diplomuar pas tri vjetësh, kishte filluar studimet në Universitetin e Harvardit, ku është njoftuar me Anne Holton, bashkëshorten e tij të tanishme, që ka qenë vajza e një ish guvernatori të Virxhinias, Linwood Holton, një republikan i moderuar që i kishte dhënë fund përçarjes dhe ndasive në shkolla shtetërore. Paraprakisht ai u ishte bashkuar misionarëve jezuitë në Honduras, eksperiencë për të cilën miqtë e tij thonë që ka pasur ndikim të madh në personalitetin e tij. "Anne dhe unë kishim vendosur që pajtimi do të ishte misioni kryesor në jetën tonë", kishte thënë zotëri Kaine në vitin 2012 teksa po fliste për jetën e tij bashkëshortore. Zonja Holton, një ish gjykatëse, tani është sekretare e arsimit në Virxhina. Ata kanë tre fëmijë dhe vajza e madhe quhet Marine. 

Kopje e Warner-it

Në vitin 1994 zotëri Kaine kishte fituar një ulëse në Këshillin e Qytetit dhe në vitin 1998, nën sistemin e Riçmondit, anëtarët tjerë të këshillit e kishin zgjedhur kryetar. Më ta marrë këtë rol ai kishte dhënë një deklaratë që vazhdohet të mbahet në mend, ku, mes të tjerash, kishte thënë: "Një pjesë e madhe e historisë nuk është e këndshme, mirëpo nuk mund ta fshijmë". Zotëri Kaine vlerësohet të ketë pasur një rol shumë të rëndësishëm për eliminimin e përçarjeve racore. Viola Baskerville, një kolege e tij afrikanoamerikane, kishte punuar përkrah tij në përpjekjet për mundësimin e qarkullimit të një reviste të afrikanoamerikanëve, punë kjo që kishte sjellë rezultate pozitive. Zonja Baskerville më herët kishte thënë që e kishte ndjerë që zotëri Kaine kishte aspirata më të mëdha në jetën publike. "E pata shikuar dhe e pata ditur që ai kishte aspirata, qëllime dhe kapacitete për më shumë. I pata thënë 'Po garoni për Këshilltar Qyteti, mirëpo unë po ju shoh në rolin e guvernatorit'. Ai pati buzëqeshur dhe nuk pati thënë gjë", ka thënë ajo.

Në vitin 2001, fati i tij në fatkeqësinë e dikujt tjetër i kishte ndihmuar Zotëri Kaine-t që të bëhej zëvendës-guvernator i Virxhinias. Emily Couric, senatore shtetërore ishte tërhequr nga gara pasi që e kishte kuptuar që vuante nga kanceri në pankreas. Zotëri Kaine ishte kandiduar dhe e kishte fituar garën, për t'u bërë zëvendës i Mark Warner-it. Shumë kritikë e kishin cilësuar atë si kopje të zotëri Warner-it, mirëpo ky i fundit, që është koleg i zotëri Kaine-t në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mohuar karakterizimet e tilla, duke thënë që zotëri Kaine ka pasur rol të rëndësishëm në reformat e taksave dhe të edukimit, duke e quajtur atë 'partner' si guvernator.  

(Kosova Sot)