Kryeministri hungarez:Kam të njëjtat pikëpamje si Trump për terrorizmin

  • 24 July 2016 - 20:02
Kryeministri hungarez:Kam të njëjtat pikëpamje si Trump për terrorizmin

Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi se ndante të njëjtat pikëpamje me kandidatin presidencial republikan amerikan, Donald Trump për mënyrat e luftës kundër terrorizmit duke kërkuar edhe zbatimin e tyre në Evropë.

Në një universitet veror në Rumani kushtuar marrëdhënieve të Hungarisë me hungarezët etnikë në vendin ballkanik, Orban refuzoi të pranonte se po bënte fushatë për Trumpin duke shtuar se nuk besonte në idetë e tij, megjithatë disa prej tyre mund të përbënin një zgjidhje për ta bërë Evropën sërish të sigurt.

Më këtë, Orban nënkuptonte forcimin e shërbimeve sekrete dhe dhënien fund të politikës së eksportimit të demokracisë në vendet e origjinës së migrantëve.

”Unë nuk jam pjesë e stafit elektoral të Trumpit… dhe nuk kam besuar kurrë se ai është zgjidhja më e mirë mes atyre që u ofruan si kandidatë”, deklaroi Orban.

”Trump thotë se Amerika ka nevojë për shërbimin sekret më të mirë në botë. Kjo është ajo që edhe Evropa ka nevojë për sigurinë tonë: shërbime të shkëlqyera sekrete që bashkëpunojnë”, shtoi ai.

”Trump këmbëngul në dhënien fund të eksportimit të demokracisë. Unë nuk mund ta thosha më mirë një gjë të tillë”, theksoi kryeministri Orban.

(Kosova Sot)