Zbulohet identiteti i sulmuesit në Reutlingen të Gjermanisë

  • 24 July 2016 - 20:19
Zbulohet identiteti i sulmuesit në Reutlingen të Gjermanisë

Një grua ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë lënduar pas një sulmi me hanxhar në Reutlingen afër Shtutgardit në Gjermani, njofton The Independent.

Policia ka arrestuar sulmuesin i cili njoftohet se është një 21 vjeçar refugjat nga Siria. Sulmuesit ende nuk i është zbuluar emri dhe mbeten të paqarta edhe arsyet e sulmit.

Një dëshmitar që ka parë gjithçka nga afër i ka treguar policisë se “sulmuesi ishte komplet i çmendur”.

“Ai ka vrapuar me hanxharin e tij në dorë edhe pas veturës patrulluese të policisë”.

Policia ka treguar se e ka njohur të dyshuarin, porse nuk e kishin besuar se paraqet problem për qytetarët.

(Kosova Sot)