Ivanka Trump përdor Konventën për reklamim të produkteve të linjës së saj

  • 24 July 2016 - 20:33
Ivanka Trump përdor Konventën për reklamim të produkteve të linjës së saj

Teksa e ka prezantuar babanë e saj, Ivanka Trump i ka mahnitur të pranishmit në Konventën republikane me fjalimin e saj të fuqishëm. Mirëpo, nuk kanë qenë vetëm fjalët e saj ato që kanë marrë vëmendjen e audiencës në Klivlend. Vëmendje të madhe ka tërhequr edhe fustani i saj ngjyrë rozë ai që ka tërhequr sytë e të pranishmëve, duke ia dhënë vajzës së madhe të miliarderit një mundësi për ta reklamuar markën e vet të modës, transmeton gazeta Kosova Sot.

Mëngjesin e së nesërmes ajo kishte postuar një link në rrjetin social 'Twitter', ku promovonte fustanin që shitej për 139 dollarë e që ishte pjesë e linjës së saj. Kjo lëvizje ka përzier politikën me biznesin në një kohë kur ajo ishte në gjendje të vëmendjes, për shkak të babait të saj.

Fustani nuk do të dalë në shitje deri në vjeshtë

Dukja e saj ka qenë 'moderne, femërore dhe e bukur', ka thënë Peter Marx, president i dyqanit të veshjeve luksoze për femra, 'Saks Jandel'. Ai më tutje ka thënë që të gjithë politikanët mundohen të flasin sa më shumë me veshjen e tyre, përkundër faktit që dëshirojnë ta krijojnë përshtypjen që veshjet nuk janë të rëndësishme për ta. Ai më tutje ka shtuar që të gjithë fëmijët e Donald Trump-it kanë qenë të patëmetë në përzgjedhjen e veshjeve të tyre për konventë. Ndonëse fustani nuk do të dalë në shitje deri në vjeshtë, që prej natës së të enjtes fustani i ngjashëm me ngjyrë rozë të çeltë nga 'Ivanka Trump Collection' është shitur në 'Nordstrom.com' dhe 'Macys.com'. Nuk është befasi fakti që Ivanka Trump mund të vendosë ta vesh një veshje nga koleksioni i saj, që përfshin veshje, aksesorë, këpucë dhe parfume. 

Ndërlidhja e biznesit me politikën

Në fakt, një gjë të ngjashme e ka bërë edhe babai i saj, Donald Trump, gjatë rrugëtimit të tij si biznesmen, rrugëtim i cili ai pretendon se ia ka siguruar një pasuri prej 10 miliardë dollarësh. E, në mbrëmjen e së enjtes, teksa po pranonte nominimin e Partisë Republikane, në ekranet e mëdha, me shkronja të mëdha shkruante 'Trump', që ngjanin me mbishkrimet në ndërtesat e larta dhe hotelet e shumta të miliarderit. Brendi i tij është i lidhur ngushtë me pasurinë dhe biznesin e tij, andaj nuk është për t'u habitur fakti që ai do ta ndërlidhte biznesin me politikë. E, kjo gjë nuk është duke iu penguar as njerëzve, sidomos jo mbështetësve të tij. Në fakt, ai ka reklamuar bizneset e tij - verërat, ujin, revistat dhe biftekun - disa herë gjatë kampanjës përbrenda Partisë Republikane. Si rrjedhojë, shumë njerëz besojnë që nëse Trump zgjidhet për president të vendit, bizneset e tij do të mund të përbëjnë konflikt interesi, mirëpo, siç ka thënë edhe Marx, 'pa marrë parasysh se çka ndodhë pas zgjedhje, brendi Trump do të rritet pashmangshëm'.  

(Kosova Sot)