BE: Xhamia e Ibrit nuk është pjesë e revitalizimit

  • 24 July 2016 - 20:55
BE: Xhamia e Ibrit nuk është pjesë e revitalizimit

Rindërtimi i xhamisë së Ibrit nuk është pjesë e marrëveshjes për revitalizimin e urës, thonë në zyrën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Xhamia e ndërtuar qysh në vitin 1778 në veri të Mitrovicë pranë urës së Ibrit, në prill të vitit 1999 forcat serbe dogjën xhaminë, kurse veç një muaj më pas ajo u rrafshua me ekskavator.

Tash xhamia që gjendej në urën që tashmë ndan qytetin në dysh, ka gjasa që mos të rindërtohet, raporton televizioni lokal.

Duke mos dhënë më shumë detaje për këtë çështje në zyrën e BE-së për Kosovë thonë që është koha për të hequr barrikadën dhe normalizimin e situatës Mitrovicë, siç parashihet me marrëveshjen  për lëvizjen e lirë nga gushtin i vitit të kaluar.

(Kosova Sot)