Pranga dy shqiptarëve, përdornin fëmijën për të mbuluar trafikun e kokainës

  • 24 July 2016 - 21:40
Pranga dy shqiptarëve, përdornin fëmijën për të mbuluar trafikun e kokainës

Shisnin drogë duke shfrytëzuar fëmijën e vogël, arrestohen nga policia italiane dy shqiptarët.

Sipas policisë dy të arrestuarit rezidentë në zonën Lucca, në Itali, përdornin fëmijën e njërit prej tyre për të mbuluar trafikun e paligjshëm të drogës.

Mediat italiane raportojnë se trafikantët e kokainës mbanin me vete djalin e vogël për të mos tërhequr vëmendjen e policisë dhe për të shmangur dyshimet e tyre. Gjatë kontrollit në makinën e tyre policia ka sekuestruar 115 gramë kokainë të fshehur në anën e pasagjerit.

Të arrestuarit trafikonin drogë mes provincave Pistoia dhe Lucca, por sipas policisë dy trafikantët nuk janë tregtarë droge që veprojnë vetëm mes këtyre dy provincave, por dyshohet se ata përfshijnë një rrjet më të gjerë shpërndarjeje.

(Kosova Sot)