I riu u hakmor gjatë dasmës për vrasjen e babait 19 vjet më parë

  • 24 July 2016 - 22:08
I riu u hakmor gjatë dasmës për vrasjen e babait 19 vjet më parë

9 vjet më parë, Memish Alidini u vra nga babai i Miraim Isait. Vrasja e vitit 1997 u bë shkak që djali i viktimës të hakmerrej duke vrarë Miraimin.

Autori

13819619_579762865545440_2029634828_n-copy

Ngjarja ndodhi në një dasmë në fshatin Orgjost në Kukës një ditë më parë. Ismail Alidini, 24 vjeç u arrestua disa orë pasi qëlloi pas shpine, me thikë, bashkëfshatarin e tij, 29-vjeçarin Miraim Isa.

Krimi Sipas policisë, krimi ndodhi rreth orës 22:30, ku 24-vjeçari e ka goditur në befasi nga pas disa herë me thikë. Edhe pse ishte errësirë të pranishmit e tjerë e njohën, pasi bëhej fjalë për një bashkëfshatarin e tyre.

Viktima

13820786_579762858878774_438156192_n-copy

Në vitin 1997, babai i 29-vjeçarit Miraim Isa, Behram Isa, pas një grindjeje vrau me armë zjarri në oborrin e shtëpisë babain e Ismail Alidinit, Memishin.

Në atë kohë, djali i mbetur jetim ishte 5 vjeç, i cili rritej bashkë me rrëfimin e familjarëve të tij se si iu vra babai në oborrin e shtëpisë. Në të vërtetë, vrasësi u kap nga policia dhe u dënua me 13 vjet heqje liria. Ai para disa vitesh doli nga burgu dhe më pas vdiq në shtëpi, por duket se kjo nuk e ka zgjidhur situatën e rënduar mes dy familjeve.

(Kosova Sot)