Atentat me armë zjarri, dy të vdekur një i plagosur

  • 24 July 2016 - 23:39
Atentat me armë zjarri, dy të vdekur një i plagosur

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, pranë një pike bastesh. Dy personat kanë qenë të ulur në lokalin e basteve sportive kur janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Emrat e viktimave dhe të plagosurit ende nuk bëhen të ditur, gjithashtu edhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

(Kosova Sot)