Aksident tragjik, vdesin tre anëtarë të familjes Hasani, po ktheheshin nga dasma

  • 25 July 2016 - 09:06
Aksident tragjik, vdesin tre anëtarë të familjes Hasani, po ktheheshin nga dasma

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku tre adoleshentë kanë humbur jetën pas një aksidenti në afërsi të fshatit Kosovë e vogël në Lushnjë, ndërsa një i katërt ka arritur të mbijetojë.

Mësohet se katër të rinjtë ktheheshin nga një gëzim familjar kur automjeti me të cilin ata po udhëtonin tip “Benz” me targa AA953AZ ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal ujitës.

Viktimat e aksidentit të rëndë janë M.Rika, 16 vjeç, F.Rika, 17 vjeç dhe S.Sheqi,16 vjeç, i plagosuri mësohet se është Françesko Mara.

(Kosova Sot)