Shpërthim në një lokal në Gjermani, një i vdekur dhe 15 të plagosur

  • 25 July 2016 - 09:51
Shpërthim në një lokal në Gjermani, një i vdekur dhe 15 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Ansbach të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur në një restorant shumë pranë ku po zhvillohej një koncert. Nga shpërthimi një person humbi jetën, ndërsa mbi 15 të tjerë janë raportuar të plagosur rëndë.

Në fillim të gjithë menduan se shpërthimi kishte ndodhur nga rrjedhja e gazit, por zëvendës shefi i policisë në Ansbach, deklaroi se ka të dhëna se çfarë pjese metali është përdorur në këtë mjet shpërthyes, duke hedhur poshtë se shpërthimi nuk ka ndodhur nga gazi.

Disa dëshmitar deklaruan se kishte panik pas shpërthimit edhe pse disa menduan se ishte gazi ai që shkaktoi shpërthimin.

Por më vonë u kuptua se shpërthim kishte ndodhur nga një person me çantë.

Sulmi i djeshëm ishte i treti në 24 orë në Gjermani dhe të gjithë mendojnë sa pas këtyre ngjarjeve situata është shumë shqetësuese.

(Kosova Sot)