Grushti i shtetit në Turqi, autoritetet urdhër arrest për 42 gazetarë

  • 25 July 2016 - 10:11
Grushti i shtetit në Turqi, autoritetet urdhër arrest për 42 gazetarë

Në Turqi valës së spastrimeve nga ana e presidentit Erdogan nuk i ka shpëtuar as media. Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër arrest për 42 gazetarë, pas tentativave për grusht shteti dy javë më parë.

Në total numri i të arrestuarve ka shkuar mbi 13 mijë persona, ndërkohë 60 mijë persona janë nën hetim. Sipas mediave turke, në pranga kanë përfunduan 8838 ushtarë, 2101 prokurorë dhe gjyqtarë, 1487 policë, 52 autoritete lokale si dhe 689 civilë.

Ndërkohë, në sajë të këtyre masave, autoritetet kanë mbyllur 934 shkolla, 15 universitete si dhe 109 konvikte. Po ashtu, bëhet e ditur se janë mbyllur 19 sindikata, 104 fondacione,1125 shoqata si dhe 35 objekte shëndetësore.

(Kosova Sot)