Vazhdojnë arrestimet në mbarë Turqinë

  • 25 July 2016 - 10:10
Vazhdojnë arrestimet në mbarë Turqinë

Në kuadër të operacioneve kundër, siç quan Ankaraja zyrtare, organizatës terroriste Fethullaiste FETO, vazhdojnë ndalimet dhe arrestimet në gjithë Turqinë.

Në operacionet e zhvilluara raportohet se janë ndaluar 71 ushtarë dhe 2 gjykatës dhe janë arrestuar 72 ushtarë, ndër të cilët kishte edhe nga ata me grada.

Përsëri në rang vendi u ndaluan 10 policë dhe u arrestuan 285 efektivë të policisë, ndër të cilët edhe drejtorë policie dhe komisarë.

Gjithashtu u ndaluan 28 nëpunës dhe u arrestuan 33 të tjerë.

Nga ana tjetër, me arsyen se kanë lidhje me strukturën paralele u ndaluan 12 civilë dhe u arrestuan 14 të tjerë.

(Kosova sot)