Arrijnë në Kosovë familjarët e viktimave të Munihut

  • 25 July 2016 - 11:58
Arrijnë në Kosovë familjarët e viktimave të Munihut

Familjarët e tre viktimave që humbën jetën nga sulmi i së premtes në Munich të Gjermanisë, janë mbledhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për t’i pritur të afërmit e tyre, derisa loti dhe lutjet nuk ndaleshin.

Dijamant Zabërgja (21), Armela Segashi (14) dhe Sabina Sulaj (14), u vranë të premten në Munich të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Me rastin e kësaj tragjedia Kosova dje ka mbajtur ditë zie, ndërsa në orët e mbrëmjes kanë ndezur edhe qirinj në shenjë kujtimi për humbjen e tyre.

(Kosova Sot)