Meta në SHBA në konventën e demokratëve, pritet të shkojë dhe Basha

  • 25 July 2016 - 12:08
Meta në SHBA në konventën e demokratëve, pritet të shkojë dhe Basha

Kreu i kuvendit Ilir Meta, është ftuar në Konventën e Demokratëve Amerikanë që zhvillohet nga data 25 deri me 28 korrik ku do të shpallet kandidatura për Presidente e SHBA, Hillary Clinton.

Kryeparlamentari është nisur pasditen e së dielës drejt Filadelfias, për të marrë pjesë në Konventë.

Por burimet thanë se gjatë qëndrimit 4 ditor kryetari i Kuvendit pritet të ketë takime edhe me drejtues të tjerë të lartë të SHBA-së.

Për kreun e Kuvendit, Ilir Meta kjo është vizita e katër në harkun kohor të 6 muajve në SHBA. Meta udhëton drejtë SHBA-së vetëm pak ditë pasi në Kuvend u miratua me unanimitetin e 140 deputetëve reforma në drejtësi.

Ndërkohë, burime nga PD konfirmojnë se i pranishëm në konventë do jetë edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

(Kosova Sot)