Heroi me BMW ndaloi sirianin: Ishte i dashuruar me viktimën (Foto)

  • 25 July 2016 - 12:09
Heroi me BMW ndaloi sirianin: Ishte i dashuruar me viktimën (Foto)

Gjermania po kalon ditë të vështira, të cilat kanë ndezur debatin për sigurinë në vend, por edhe për vendimin që të lejohen qindra e mijëra sirianë në vend.

Një sirian 21-vjeçar, i armatosur me një thikë mashetë, vrau një grua 45-vjeçare në qytetin e Rojtlingenit në Gjermani.

Mediat raportojnë se gruaja ishte shtatzënë.

Përveç asaj, siriani plagosi edhe pesë persona të tjerë, duke shkaktuar terror në qytet.

Një shofer hero, që ngiste një makinë BMW të bardhë, e përplasi autorin e krimit të rëndë, përpara se policia t’i vendoste prangat.

Siriani kishte pasur një debat me gruan, përpara se ta qëllonte me thikë.

45-vjeçarja ishte me origjinë nga Polonia.

Mendohet se siriani ishte i dashuruar me të.

Policia thotë se nuk ka prova se ky ishte një akt terrorist.

(Kosova Sot)