Bizneset po ngufaten, qytetarët po varfërohen

  • 25 July 2016 - 08:04
Bizneset po ngufaten, qytetarët po varfërohen

Borxhi publik po rritet, papunësia po thellohet.

Edhe vetë partneri i LDK-së në Qeveri ankohet se politikat fiskale, që po i aplikon kryeministri me ministrin e tij të Financave, janë të dëmshme për vendin. Fuqia blerëse ka rënë, ndërsa kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm,raporton Gazeta Kosova Sot  

Njohës të ekonomisë, përfaqë- sues të bizneseve dhe specialistë të fushës së financave, njëzëri pajtohen se reforma fiskale e Qeverisë paraqet një kthim mbrapa për vendin në aspektin e zhvillimit ekonomik. Sipas tyre, qeveria ka dështuar me pakon e re fiskale. Reformat ekonomike, të cilat në të shumtën e rasteve kanë qenë slogane të autoriteteve qeveritare të Kosovës, sipas njohësve të çështjeve të ekonomisë, si reforma të premtuara kanë mbetur të pazbatuara në praktikë, apo nuk kanë qenë reforma të duhura. Në raportet e Bankës Botërore vazhdimisht ishte theksuar se dobësitë makroekonomike, papunësia e lartë dhe varfëria në Kosovë kërkojnë reforma strukturore gjithëpërfshirëse për të nxitur rritjen ekonomike. Si dihet, nga 1 shtatori i vitit 2015 ka filluar zbatimi i pakos së re fiskale. Në ndryshimet e pakos së re fiskale janë përfshirë ndryshimet në Ligjin për TVSH-në (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar), Ligjin për tatimin në të ardhura personale, si dhe Ligjin për tatimin në të ardhura të korporatave. Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ka përcaktuar dy norma të TVSH-së, si norma standarde të TVSHsë 18 për qind, si dhe norma e reduktuar e TVSH-së 8 për qind.

PDK-ja, e pakënaqur me politikat ekonomike Pakoja e re fiskale, e filluar më 1 shtator të vitit 2015, ka kohë që ka ngjallur polemikat ndërmjet ish- ministrit të Financave, Besim Beqaj, dhe ministrit aktual, Avdullah Hoti. Hoti pretendon se situata është përmirësuar gjatë kohës që ai udhëheq MF-në, ndërsa ish-ministri Beqaj thotë se reformat janë realizuar në kohën e tij. Ministri i Financave ditë më parë ka deklaruar se qeverisja e mirë aktuale ka bërë që të mbushë arkën e shtetit. Por, ish- ministri Besim Beqaj ka thënë se sa ka qenë ministër, stabiliteti makrofiskal nuk është cenuar asnjëherë dhe i gjithë programi me Fondin Monetar Ndërkombëtar është përfunduar sipas vlerësimeve më të mira. Sipas të njëjtit, ministri Hoti po i implementon reformat që janë nisur në kohën kur ai udhëhiqte Ministrinë e Financave. Ndërkaq, ish- ministri Beqaj duket se nuk është dakord me rritjen e taksave."E kam thënë se duhet të bëhet kujdes me rritjen e taksave, sepse rritja e taksave i adresohet edhe rritjes së buxheti. Tani kemi mjaft argumente se një pjesë e mirë e buxhetit i shkon rritjes së taksave, të cilat janë edhe burim i informalitetit", ka theksuar ai. Beqaj, si anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe deputet i kësaj partie, thotë se Qeveria me politikat e gabuara po e rrit edhe borxhin publik. 

Nuk ka reformë strukturore Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj thotë se deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë për reforma ekonomike janë shndërruar në retorikë dhe këtë e dëshmojnë edhe polemikat në mes të Avdullah Hotit dhe Besim Beqajt. Sipas tij, në Kosovë nuk janë duke u bërë reforma ekonomike të duhura. "Mendoj që një reformë e tipit strukturor, një reformë e sistemit ekonomik duhet të ndodhë, nëse dëshirojmë të jemi një shoqëri konkurruese në raport me vende të tjera, qoftë në planin e ndërtimit të infrastrukturës që iu mundëson investitorëve kushte më të volitshme sesa në vende të tjera, qoftë një ndryshim strukturor të brendshëm që nënkupton një legjislacion të ri", thekson Ramosaj. Qeveria e Kosovës si reformë ekonomike e kishte theksuar pakon e re fiskale, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator të vitit të kaluar. Me zbatimin e kësaj pakoje kishte pasur ndryshime Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligji për tatimin në të ardhura personale, si dhe Ligji për tatimin në të ardhura të korporatave. Si reformë ekonomike në fillim të këtij viti, autoritetet e Kosovës e kishin theksuar fillimin e zbatimit të platformës elektronike të prokurimit publik. Sidoqoftë, këto reforma ekonomike, nga eksperti i ekonomisë Berim Ramosaj po konsiderohen reforma kozmetike, të pjesshme dhe pa efekte të dukshme. 

ungon plani strategjik Ndërsa ish-kryetar i OEK-ut, Ismajl Kastrati, ekspert i ekonomisë, thekson se pa një plan strategjik nuk mund të ketë referoma rrënjë- sore ekonomike. "Fjalë për reforma ekonomike ka shumë dhe reformat nuk janë as në nismë, përveç reformës fiskale, e cila pjesërisht ishte e suksesshme, përndryshe ndodhi ngritja e çmimeve, derisa kishte për qëllim zbritjen e çmimeve, reforma të tjera nuk ka. Që moti kanë thënë se do të përgatisin planin strategjik të zhvillimit afatmesëm ekonomik, mirëpo ai plan nuk është askund", shton Kastrati. Ai sugjeron se reformat ekonomike duhet të orientohen në drejtim të fuqizimit të sektorit të prodhimtarisë dhe në fuqizimin e eksporteve të produkteve kosovare. Sipas Kastratit, po ashtu duhet të stimulohen investimet në sektorin e prodhimit në bujqësi dhe në infrastrukturë, e cila i krijon bazament të zhvillimit ekonomik të mirëfilltë. mst: Investitorët u zhgënjyen Se efektet e reformës fiskale nuk kanë dhënë efekte pozitive, pajtohet edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija. Ai tha se investitorët e huaj kanë pritur që kjo reformë do të ketë ndikim më të lartë sa i përket zhvillimit të prodhimit vendor, duke pasur parasysh që pakoja fiskale ka ulur normën e tatimit për disa produkte, si lënda e parë dhe makineritë prodhuese, por në zbatim të këtyre politikave fiskale mungojnë edhe gjërat e tjera teknike, të cilat e bëjnë këtë referomë më të përdorshme. Analisti Ardi Nokaj thotë se të gjitha raportet ndërkombëtare konstatojnë se paraja publike ende nuk shpenzohet në mënyrë efikase. Të dhënat flasin e reforma fiskale ka qenë një dështim dhe se reforma fiskale e Mustafës dhe e Hotit qytetarëve tanë ua vodhi me disa qindra miliona euro. "E keqja e kësaj pakoje është se po ashtu një fakt që tashmë kemi rritje të TVSH-së në pjesën më të madhe të produkteve, përkatësisht për sektorë që janë kontributdhënësit kryesor në buxhet. Një rast tjetër lidhet me investimet e huaja direkte, që nga struktura që përfaqësojnë nuk janë edhe inkurajuese, pasi në masë të madhe vlera e IHD-ve reflekton investimet në patundshmëri, që janë mjete të diasporës tonë, të cilat investohen në prona të reja, kryesisht për qëllime të banimit, që jodomosdoshmërisht krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi dhe vende të reja të punës", ka thënë ai . 

Bizneset ankohen, kërkojnë rishikim të pakos Ndërsa, përfaqësues të biznesit vlerë- sojnë se pakoja e re fiskale e Qeverisë së Kosovës kërkohet të rishikohet, pasi, siç thonë ata, kjo reformë ka pasur efekte negative në zhvillimin ekonomik të vendit. Ata tregojnë të dhëna të kompanive, të cilat kanë pësuar humbje nga aplikimi i pakos së re fiskale. Afaristi Burim Piraj, pronar i industrisë së mishit "Meka", tregon se pakoja fiskale, në përgjithësi, e ka ngarkuar më shumë konsumatorin, si dhe bizneset. " Efektet e pakos fiskale kanë pasur një ndikim pozitiv në mjetet e qarkullueshme. Na mundë- suan të kemi një sasi më të madhe të mjeteve qarkulluese, mirëpo sa i përket tregut të përgjithshëm, mendoj që efekti nuk ka qenë pozitiv, pasi pas aplikimit të reformës fiskale, që nisi më 1 shtator, puna nuk ka shënuar rritje, por ka pasur rënie", tregon Piraj. Niveli i produktivitetit të punës, shton Piraj, ka shënuar rënie për shkak të rritjes së TVSH-së. Ai thotë se në disa rajone të Kosovës ka pasur rënie të fuqisë blerëse deri në 7 për qind. Me reformat e bëra në pakon fiskale, mishit dhe produkteve të tij u është rritura norma e TVSH nga 16 në 18 për qind. Piraj konsideron se kjo reformë, në mënyrë urgjente, duhet të rishikohet në bashkëpunim me bizneset, pasi, siç thotë ai, prodhuesit vendorë po dëmtohen. 

(Kosova Sot)