Prishtinë: Plumbi “qorr” godet veturën

  • 25 July 2016 - 13:28
Prishtinë: Plumbi “qorr” godet veturën

Një plumb “qorr”, siç i quan populli plumbat bredharakë, raportohet ta ketë goditur një veturë në Prishtinë.

Sipas raportit të të Policisë së Kosovë, dje, në orën 17 e 30 minuta, një mashkull, shtetas i Kosovës, shqiptar, kishte raportuar se veturën e tij, në Rrugën “Sadik Rama” në Prishtinë ishte goditur nga një plumb qorr, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Policia, që doli në vendin e ngjarjes konstatoi pohimin e qytetarit, gjeti dhe mori plumbin.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

(Kosova Sot)