Kosova ka marrë nga BERZH-i 204 milionë euro

  • 25 July 2016 - 15:05
Kosova ka marrë nga BERZH-i 204 milionë euro

Që nga anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, Kosova, për projekte të ndryshme ka marrë në formë huash 204 milionë.

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti, njofton kumtesa ministrore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në këtë takim, thotë kumtesa u bisedua për kontributin, marrëdhënie e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it si dhe vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve me theks të veçantë për implementimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

U diskutua, vazhdon kumtesa, edhe për mbështetjen nga BERZH-i për financimin e projekteve kapitale të Qeverisë, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, ujitje dhe për zonat ekonomike si dhe mbështetja e skemës për garantimin e kredive.

Image

Hoti e falënderoi Chakrabarti për gatishmërinë e institucionit që udhëheq për të ndihmuar Kosovën

Ai e njoftoi atë për procesin buxhetor, për të hyrat, politikat fiskale, bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme tatimore, për hapat që po merr Qeveria e Kosovë për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për masat që janë marrë për të luftuar ekonominë jo formale të cilat kanë ndikuar dukshëm edhe në rritjen e të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës, konstaton kumtesa.

Ministri Hoti, duke përkujtuar anëtarësimin në BERZH theksoi se Kosova nga ky institucion financiar i ka marrë mbështetje kreditore në vlerë prej 204 milion euro për projekte të ndryshme për përmirësimin transportit hekurudhor, rrugor dhe trafikun urban.

Edhe presidenti e BERZH-it Suma Chakrabarti, vlerësoi, lartë dhe mjaft pozitiv thotë kumtesa, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it. Ai në fund shprehu gatishmërinë e Institucionit që e drejton për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin me Kosovën.

(Kosova Sot)