Haradinaj: Në AAK janë evidencuar 2500 anëtarësime të reja

  • 25 July 2016 - 17:28
Haradinaj: Në AAK janë evidencuar 2500 anëtarësime të reja

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një komunikate për media, ka thënë se është i mrekulluar me punën që është bërë në partinë e tij.

Ai ka thënë se gjatë një procesi që ka kaluar AAK në muajt e fundit i janë bashkuar partisë së tij mbi 2500 persona.

Kjo është deklarata e Haradinajt:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së,

Jam i mrekulluar me një punë të shkëlqyer që është bërë në disa muajt e fundit në AAK!

Strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë në fazën përfundimtare të procesit e analizës brenda organizatës politike. Në muajn e fundit, ekipet përfaqëuese të të gjitha strukturave të AAK-së, kanë vizituar 381 nëndegë, ndërkohë që procesi do të vazhdojë edhe për 300 nëndegë të tjera. 

Nga të gjeturat e ekipeve të ngarkuara, del se AAK, krahasuar me periudhën e para zgjedhjve të fundit, ka një shtrirje organizative në rritje, si dhe një konsolidim të organizatës politike në nivelet më themelore të saj dhe në të gjitha pjesët e Kosovës.

Nga nëndegët e vizituara, rreth 100 prej tyre, tashmë kanë aplikuar sistemin e riorganizimit të plotë, duke përfshirë edhe udhëheqjet e tyre.  Një vëmëndje më e sforcuar i është kushtuar pjesëve ku AAK-ja nuk ka pasur rezultate të kënaqshme në periudhën e shkuar.

Gjatë këtij procesi, janë evdiencuar edhe mbi 2500 anëtarësime të reja, që i kanë dhënë një fuqi tjetër AAK-së. Ndër arsyet e aderimeve të reja, janë përmendur shkëputja totale e institucioneve qeverisëse nga problemet dhe temat me të cilat përballet popullata, por edhe konsistenca e AAK-së, jo vetëm në kundërshtimin e dy temave me pasoja të rënda për vendin, por edhe në vendosmërinë dhe kursin e saj të vendosur për zhvillimin dhe forcimin e Kosovës.

(Kosova Sot)