Princ Harry pendohet pse heshti deri tash për vdekjen e nënës së tij

  • 25 July 2016 - 17:47
Princ Harry pendohet pse heshti deri tash për vdekjen e nënës së tij

Princi Harry, tashmë 31 vjeç, ka thënë se është i penduar pse iu deshën 28 vite për të folur për vdekjen e nënës së tij, Princeshës Diana.

Ai këto komente i bëri derisa po qëndronte në Kensington Palace, në përkrahje të grupit të fushatës për shëndetin mendor ‘Heads Together’.

Princi tha se të flisni është çelësi për ta tejkaluar dhimbjen. 

“Nuk është dobësi të flisni për dhimbjen tuaj, dobësi është ta keni një problem dhe të mos dini se si ta zgjidhni atë duke u mbyllur në vetvete”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se problemet mendore iu godasin çfarëdo që të jeni, qoftë anëtarë i familjes mbretërore, ushtar, futbollist, baba, nënë, fëmijë, etj.

(Koosva Sot)