Milano: Mbyllet stacioni qendror i metrosë, frikë nga sulme terroriste

  • 25 July 2016 - 19:46
Milano: Mbyllet stacioni qendror i metrosë, frikë nga sulme terroriste

Autoritetet lokale të transportit në Milano, kanë mbyllur stacionin qendror të metrosë, nga frika e sulmeve terroriste, raporton Reuter.

Pas gjetjes së një pako të dyshimtë, i gjithë stacioni i metrosë është evakuuar dhe policia po heton rastin.

Autoritetet e sigurisë në Itali kanë rritur gjendjen e gatishmërisë në gjithë vendin, pasi Evropa muajin e fundit është përfshirë nga një valë e sulmeve terroriste. 

(Kosova Sot)