Komuna e Tetovës nis të dëmshpërblejë banorët e prekur nga vërshimet

  • 25 July 2016 - 19:52
Komuna e Tetovës nis të dëmshpërblejë banorët e prekur nga vërshimet

Komuna e Tetovës ka nisur me dëmshpërblimin e banorëve që kanë pësuar dëme nga vërshimet e vitit të kaluar.

Dëme më të mëdha kishin pësuar banorët e Shipkovicës prej nga edhe kryetarja e komunës, Teuta Arifi bëri njoftimin.

Duhet të zhdëmtohen 370 familje me afër 400 mijë euro, ndërkaq 600 mijë euro sipas vlerësimeve duhet të ndahen për banorët që kanë pësuar dëme bujqësore.

(Kosova Sot)