Veliaj: Tirana 1 vit në punë, rritëm me 280% investimet në punët publike

  • 25 July 2016 - 19:57
Veliaj: Tirana 1 vit në punë, rritëm me 280% investimet në punët publike

Shërbimi i transportit urban në Tiranë do të pësojë një ndryshim rrënjësor, jo vetëm në rritjen e cilësisë së shërbimit në autobusë, por edhe nëpërmjet një kompanie publike që Bashkia e Tiranës do të krijojë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, e cila përkon edhe me mbushjen e vitit të parë të Tiranës në punë.

“Ndryshimi më i rëndësishëm prek transportin urban i cili është në një proces transformimi e modernizmi, pavarësisht se ende nuk jemi aty ku do të donim. Futja e biletave elektronike brenda vitit 2016 do të eleminojë njëherë e mirë shumë nga abuzumet prej të cilave vuante sistemi i transportit urban. E po ashtu, kontrollet më të shumta dhe këmbëngulja për cilësi më të lartë shërbimesh duke shkuar deri tek gjobat apo heqa e licencave, po fillon të japë frytet e veta. Po mendojmë aktualisht për themelimin e një kompanie publike transporti urban e cila do të shërbejë si etalon i standardeve të shërbimit me të cilin do të duhet të krahasohen të gjithë operatorët”, tha Veliaj në fjalën e tij.

(Kosova Sot)