Plagoset një 14 vjeçare nga gjuajtja me armë

  • 25 July 2016 - 20:40
Plagoset një 14 vjeçare nga gjuajtja me armë

Një vajzë e moshës 14 vjeçare ka marrë lëndime nga një plumb “qorr” në fshatin Gllumovë të Shkupit.

Sipas informacioneve të MPB, mbrëmë rreth orës 20:30 një person i paidentifikuar ka gjuajtur me armë disa herë, me ç’rast njëri nga plumbat ka përfunduar në këmbën e 14-vjeçares, e cila gjendej në oborrin e shtëpisë duke lozur me shoqet e saja.

Fëmija është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, dhe pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore është lëshuar për mjekim në shtëpi.

Një plumb tjetër nga po i njëjti qëllues ka përfunduar në një automjet të llojit “Mercedes” të 42-vjeçarit H.S. nga i njëjti fshat.

Policia i ka ndërmarr të gjitha masat për hetimin dhe zbardhjen e rastit.

(Kosova Sot)